Salih Mustafa: Kohëve të fundit më është shkaktuar stres

I akuzuari Salih Mustafa sot është paraqitur në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Ai mori fjalën dhe iu drejtua kryetares së panelit të gjykatësve duke thënë se kohëve të fundit i është shkaktuar stres nga disa faktorë.

“Që në fillim po ju them se as dëshira ime dhe as qëllimi im nuk është që të mos ju respektoj juve dhe panelin e kësaj gjykate, por as zonjën avokate që është ulur atje përballë, sepse nuk është as në bindjen time e as në kulturën time. Por kohët e fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres po vjen si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm dhe tani po u them se cili është problemi. Pas 12 muajve në paraburgim…”.

Transmetimi është ndërprerë për shkak të elementeve që mund të mos jenë për publikun.