Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur lidhur me kandidaturat nëpër komuna për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Hoxhaj ka thënë se kandidati i përzgjedhur për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK’së, Sami Lushtaku, do arrijë t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh.
“S’kemi nevojë me u lutë që të mos kandidojë Bekim Jashari për Skenderaj, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj”, ka deklaruar ai në T7.
Hoxhaj, ka konfirmuar më herët se Lushtaku do të jetë kandidat i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Skenderajt.
“Është qëndrim i degës së PDK që Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune dhe kjo çështje është direkte e kandidatit që e propozon dega nëse e pranon ose jo”, ka shtuar tutje ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…