Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur pasditen e sotme në Ohër ku janë pritur nga Zoran Zaev.
Report Tv sjell fotot e takimit trepalësh mes Zaev- Vuçiç dhe Ramës. Mbrëmjen e stome, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç do të jenë të pranishëm në darkën e shtruar me këtë rast nga Presidenti Pendarovski.
Në takim do të marrin pjesë përveç tre liderëve edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliç. Kosova nuk merr pjesë në samit. Ka qenë vetë presidenti Thaçi që ka treguar se e ka refuzuar ftesë dhe për këtë ka listuar tre arsye.
‘Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese. Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur. Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta’, ka shkruar presidenti kosovar”, shkruan Thaçi.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…