Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka thënë se koha e tij në burg ka qenë “e rraskapitshme” dhe një “makth”, ndërsa u shfaq nëpërmjet një lidhjeje video në seancën gjyqësore mbi kërkesën e tij për të vuajtur dënimin në shtëpi.
Sarkozy, i veshur me një kostum blu të errët, u shfaq në kamera nga burgu të hënën, i ulur në një tavolinë me avokatët pranë tij.
“Dua t’i shpreh respektin të gjithë stafit të burgut, të cilët janë jashtëzakonisht humanë dhe që e kanë bërë këtë makth të durueshëm – sepse është një makth”, ka deklaruar Sarkozy.
Sarkozy ka hyrë në burgun La Santé në Paris më 21 tetor, pasi iu dha një dënim me pesë vjet burgim për konspiracion kriminal mbi një skemë për të marrë fonde për fushatën e tij zgjedhore presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi.
Ai ka apeluar kundër vendimit, por gjyqtarët vendosën se për shkak të “rëndësisë së jashtëzakonshme” të dënimit të tij, ai duhej të shkonte në burg ndërsa procesi i apelit vazhdonte.
Sarkozi, i cili shërbeu si president i krahut të djathtë i Francës midis viteve 2007 dhe 2012, është ish-kreu i parë i një vendi të BE-së që kryen dënim me burgom dhe udhëheqësi i parë francez i pasluftës që vihet pas hekurave.
“Nuk kam pasur kurrë ndonjë ide ose qëllim t’i kërkoj Gaddafit ndonjë lloj financimi… Nuk do të rrëfej kurrë diçka që nuk e kam bërë… Nuk e kam imagjinuar kurrë se në moshën 70 vjeç, do të isha në burg.
Është një përvojë e vështirë që më është imponuar. E pranoj se është e vështirë, është shumë e vështirë. Lë gjurmë tek çdo i burgosur sepse është rraskapitëse”, ka thënë Sarkozy të hënën nga burgu.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…