BEL04 - 19990401 - BELGRADE, YUGOSLAVIA: (FILE) File photo of former Yugoslav president Slobodan Milosevic (L) talking with Kosovo Albanian leader Ibrahim Rugova (R) in Belgrade, 01 April, 1999. Rugova clashed Friday 03 May with his nemesis Slobodan Milosevic at the UN war crimes tribunal accusing the former Yugoslav president of massacres against ethic Albanians in Kosovo. EPA PHOTO EPA FILES / STR
Christopher Hill, në dëshminë e tij në Hagë si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, deklaroi se takimi asokohe i presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, me atë të Serbisë Sllobodan Millosheviq, u inkurajua nga amerikanët.
Ai dha detaje nga takimi në Prishtinë bashkë edhe me diplomatin Richard Holbrooke.
“Kjo ishte hera e parë, kur ambasadori Holbrooke shkoi në Prishtinë, shkova edhe unë me të dhe ne u ulëm me presidentin Rugova, edhe pse nuk e kishim diskutuar paraprakisht ambasadori Holbrooke, mendoi se do të ishte ide e mirë nëse z. Rugova do të takohej me z. Millosheviq në Beograd”, deklaroi diplomati amerikan, njofton Klankosova.tv.
Diplomati amerikan tha se ai ishte shumë më skeptik rreth këtij takimi, por theksoi se Holbrooke mendonte se i njëjti mund të zgjidhte shumë çështje.
Sipas tij, ky takim e dëmtoi Rugovën, pasi që kundërshtimi ndaj tij u rrit.
“Mendoj se është e drejtë të themi se kjo ishte çështje analize e mendimi, për të cilën unë mund të flas. E dëmtoi Rugovën, nuk mendoj se kishte mendim të fuqishëm në Kosovë për takimin me Millosheviqin. Njerëzit nuk mendonin se takimi mund të ndihmonte. Ai ishte i shqetësuar nëse ishte ide e mirë, por nuk donte të gjendej në situatën ku refuzonte një sygjerim të tillë nga Hoolbroke. Rugova ishte udhëheqësi joformal i Kosovës, dhe kundërshtimi ndaj tij po rritej, sepse kishte përshtypje që nuk po arrinte progres”, tha Hill.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…