POLITIKE

Sateliti në orbitë, Patozi tallet me Ramën: Deri në Mars na bëj çfarë të duash, o komandant

Ish-kryetari i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi ka reaguar me ironi lidhur me projektin e Ramës për ngritjen e satelitëve, duke iu drejtuar kreut të qeverisë me fjalët: “deri në mars na bëj çfarë të duash o komandant”.

“Jemi gati të rrimë, jo vetëm pa drita, por edhe pa bukë, po qe nevoja, vetëm bar nuk hamë dot, se nuk lejohet”, shprehet Patozi.

Ish-deputeti i PD ironizon duke i kërkuar Ramës që përmes satelitëve të na ndihmojë të parashikojmë çfarë do ndodhë me foltoren, a do rikthehen kooperativat, dhe të dimë një vit para premierën e filmit të Xhejms Bondit në Tiranë.

Reagimi:

DERI NË MARS NA BËJ ÇFARË TË DUASH, O KOMANDANT!

Tani që morëm vesh për lëshimin e satelitit ALBANIA 1, o komandant, na bëj çfarë të duash deri në mars, se nuk të themi gjë.

Jemi gati të rrimë, jo vetëm pa drita, por edhe pa bukë, po qe nevoja, vetëm bar nuk hamë dot, se nuk lejohet. Le që na ndihmoi Luli dhe e kapërcyem atë rrezik, kur e preu në besë doktorin në sekondën e fundit të skadencës së ultimatumit amerikan.

Por, po e ngre që po e ngre satelitin në hapësirë, shih mos i shtosh edhe nja dy funksione, se mbase na ndihmon që të parashikojmë disi ato enigmat e mëdha, që kemi si komb shqiptar.

E para, të dimë si do vejë halli i foltores, se shumë e paqartë ka mbetur gjendja dhe është një popull i tërë, që nuk po di se nga do të anojë kandari. Po vuajnë shumë të shkretët, ngaqë nuk po e ndajnë dot, nëse ka më shumë rëndësi kosherja apo bletët me këtë kohë, që ka ardhur.

E dyta, do na i ktheni prapë kooperativat apo jo, sepse komunat më duket se keni rënë dakord me Bashën që ta na i sillni prapë, si reformë territoriale. Që të fitojë edhe ai ditëzi diçka nga kjo “luftë” e madhe si nip Hoti, që thotë se është.

Dhe e fundit fare, ta dimë të paktën një vit përpara se kur do jetë ajo premiera tjetër e filmit të Xhejms Bondit në Tiranë, që të marrim masat, se ketë radhë u kapëm si pa përgatitur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago