POLITIKE

Scholz “i tërheq veshin” Micotakisit për Shqipërinë

Gjermania shprehet kundër Greqisë për bllokimin e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kancelari Olaf Scholz priti në Berlin shefin e qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis, të cilin e këshilloi që të mos mbajë peng hapjen e kapitujve të parë të integrimit mes Tiranës dhe Brukselit për çështje bilaterale.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, lideri gjerman nënvizoi se tani ka ardhur koha që BE të anëtarësojë Ballkanin Perëndimor, 20 vite pas deklaratës së Selanikut: “Në të kaluarën, kam punuar shumë me vende të ndryshme individuale për të siguruar që të mos ketë asnjë çështje dypalëshe që do të pengonte suksesin e këtij procesi. Ne po punojmë që kjo të vazhdojë të jetë e mundur në të ardhmen. Ju ngritët edhe çështjen e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Shpresojmë se kemi arritur një përparim. Ne po punojmë shumë për të zgjidhur situatën vërtet të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi gjithmonë në anën e procesit të anëtarësimit, sepse ne duam që këto shtete të bëhen anëtare së shpejti”.

Kryeministri grek konfirmoi se diskutoi anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE me kancelarin gjerman dhe vlerësoi rolin protagonist të Scholz në Procesin e Berlinit. Megjithatë, përmendi tërthorazi se nuk do të heqë dorë nga kërkesat e tij për lirimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, me pretekstin e zakonshëm se burgosja e tij është “cenim i shtetit të së drejtës, shkelje e të drejtave civile dhe mosrespektim i të drejtave politike”.

“Ne kemi një rol të veçantë në përshtatjen me paketën ligjore dhe rregullat europiane, por edhe në respektimin e ligjeve në mënyrë që realisht të krijojmë një proces të duhur anëtarësimi”, tha Mitsotakis.

Kjo vjen pas optimizmit të shprehur të hënën në Bruksel nga zyrtarët e lartë të BE-së për hapjen e 3 kapitujve të parë të anëtarësimit për Shqipërinë, që konkretisht kanë të bëjnë me demokracinë, funksionimin e institucioneve demokratike dhe prokurimet publike. Që drita jeshile të jepet nga Unioni, duhet mbështetja unanime e 27 vendeve anëtare. Por, Greqia bllokoi të dielën kërkesën e Komisionit Europian drejtuar Këshillit për hapjen e negociatave për 3 grup-kapitujt e parë. Arsyeja e këtij vendimi lidhet me çështjen Beleri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago