Një person i armatosur me automatik ka hapur zjarr në një supermarket në Buffalo të New Yorkut të shtunën pasdite, duke vrarë së paku dhjetë persona, para se të arrestohej nga Policia, raporton agjencia AP.
Në të vërtetë detaje për numrin e personave që janë qëlluar me armë në Tops Friendly Market dhe për gjendjen e tyre nuk janë bërë të ditura menjëherë. Por dy zyrtarët policodë në kushte anonimiteti kanë treguar për agjencinë AP se bëhet fjalë për së paku dhjetë të vdekur.
Hetuesit besojnë se personi kishte xhiruar sulmin dhe po shikojnë nëse e ka postuar diku online manifestin.
Policia e Buffalos ka konfirmuar në një postim në Twitter se është arrestuar një i dyshuar.
Dëshmitarët thonë se sulmuesi kishte veshje ushtarake.
Braedyn Kephart dhe Shane Hill, të dy ishin në parking dhe panë sulmuesin duke dal nga marketi. Ata thonë se sulmuesi ishte në fillim të 20-tave me gjasë dhe kishte një helmetë të zezë. Ai u arrestua nga Policia.