POLITIKE

Secila parti e koalicionit do ta ketë nga një zëvendëskryeministër

Sot gjatë ditës është paralajmëruar se do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit LDK, AAK, NISMA, AKR, minoritetet e Lista Serbe. Deri më tani, të gjitha këto parti kanë bërë të ditur se me dakordimin e ri, marrin nga një zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti, ani pse nuk është bërë publike se cili do të jetë numri dy në ekzekutivin e ri.

Sa qeveria ishte formuar vetëm nga dy parti, postet më të larta në ekzekutiv i mbanin tre persona, Albin Kurti si kryeminisër, Avdullah Hoti si pasardhës i tij, në postin e zëvendëskryeministrit të parë, e pas tij të njëjtën pozitë e kishte edhe Haki Abazi.

Mirëpo, me marrëveshjen e re që rrodhi pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, në karrigen e zëvendëskryeministrit është bërë e ditur se do të ulen nga një përfaqësues i secilës parti. Deri më tani, vetëm partitë nga radhët e minoriteteve s’kanë bërë të ditur se e kanë kërkuar që të përfaqësohen me një zëvendëskryeministër.

Nga LDK’ja është bërë e ditur, ani pse një gjë e tillë mbetet të finalizohet sot gjatë ditës, se në pozitën e zëvendëskryeministres do ta propozojnë Hykmete Bajramin, që momentalisht mban postin e Ministres në Detyrë të Arsimit.

Ky dikaster me marrëveshjen e re, pritet që t’i shkojë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Edhe AAK’ja, si partia e dytë më e madhe në këtë koalicion, pritet që të përfaqësohet në qeveri edhe nga një zëvendëskryeministër.

Këshilli Drejtues i kësaj partie, ka propozuar Besnik Tahirin në pozitën e zëvendëskryeministrit, derisa, ata marrin edhe udhëheqjen e katër ministrive.

Nisma Socialdemokrate, në krye me Fatmir Limajn është bërë e ditur se do të marrë dy ministri, derisa, kjo parti për zëvendëskryeministër do të ketë vetë Limajn.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka konfirmuar se do të bashkëpunojnë me Listën Serbe e se dhe ata do të jenë pjesë e koalicionit.

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi ka deklaruar dje se përveç ministrive, Lista Serbe do të jetë e përfaqësuar edhe nga një zëvendëskryeministër.

Partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e që në Kuvend përfaqësohet me dy deputet në rast se vendos të bëhet pjesë e qeverisë, do të mund të marrë postin e zëvendëskryeministrit.

Vetë Pacollit, merr vesh Gazeta iu është premtuar ky post, ani pse fillimisht është diskutuar se i njëjti mund të marrë postin e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Partitë politike kanë bërë me dije se sot pasdite mund të nënshkruajnë koalicionin. Pas nënshkrimit, LDK’ja ka deklaruar se do të dërgojnë zyrtarisht emrin e Avdullah Hotit si mandatar, te presidenti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

4 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

8 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

9 orë ago