POLITIKE

Sela: Po vijmë për t’ju sjellë paqe dhe liri për të gjithë shqiptarët!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në tubimin përmbyllës në Shkup, tha se qyteti i Shkupit përsëri është dinjitoz dhe qëndron fort në frontin e rezistencës shqiptare.

Sela tha se ata vijnë për t’ju sjellë paqe dhe liri për shqiptarët, duke u përgjigjur provokimeve me paqe.

“Shqiptarët do të jenë të lirë pa marrë parasysh ngjyrimeve politike”, deklaroi Ziadin Sela.

Sela dha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk ka asnjë kuptim pa mërgimtarët të cilët po vijnë për të votuar.

“Edhe pak ditë kanë mbetur për ta sjell ndryshimin, demokracinë brenda nesh, t’i japim fund monizmit 18 vjeçar, e ta rikthejmë shpresën dhe ta fillojmë jetën këtu në trojet tona, trashëgimi për stërgjyshërve tonë”, ka deklaruar Ziadin Sela, duke shtuar se shqiptarët më 15 korrik do të jenë me 5.

Sela tha se shqiptarët e dinë se kush ua solli zullumin në shtëpi.

“Njëherë u thatë shqiptarëve na votoni që ta heqim Gruevskin dhe VMRO-në, e tani na thoni na votoni mos të na kthehet Gruevski dhe VMRO-ja, a po harroni se jeni bërë njësojë si ata. Dhe Gruevskin dhe VMRO-në e hoqën shqiptarët, ata i hoqëm ne, dhe unë i siguroj shqiptarët se ata nuk do të rikthehen. Por, duke dhënë verdiktin tek AAA-ASH, po ne nëpërmjet kësaj vote nuk do të ju lejojmë edhe ju Zaev dhe LSDM të bëheni si ata. Zollumi tek shqiptarët ka ardhur sepse BDI-ja nuk i ka mbrojt shqiptarët”, deklaroi Sela.

Sela tha se ata që kërkojnë shpatë në dorë, po harrojnë se shqiptarët 18 vite shpatën në dorë ua kanë dhënë.

“Ali e ka marrë këtë shpatë dhe i ka ra familjes shqiptaret në gjysmë. I ra familjes te shqiptarët në Sopot, duke e quar bashkëshortin në burg e duke e nda me shpatë babën nga prindi dhe bashkëshortja. E mori shpatën dhe u ra përgjysmë klasave të nxënësve shqiptar që dikur ishin nga 35 e 40, e tani mezi janë 5 e 10 nxënës. E mori këtë shpatë e u ra përgjysmë fshatrave shqiptar dhe sot kanë ngel gjysmëbosh. E mori këtë shpatë e u ra përgjysmë shqiptarëve dhe 300 mijë shqiptarë kanë ikur në kohën që ai ka qeverisë. Këto shqiptarë do ta marrin atë shpatë dhe do ta japin në dorë të Afrimit dhe Ziadinit në mënyrë që të ndërtohet jeta këtu në pragjet tona e në shtëpitë tona”, ka thënë Sela.

Ai tha se të gjithë shqiptarët janë quajtur në këmbë rreth numrit pesë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago