Gazetari Xhemajl Rexha, i cili pati mundësi të hynte në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë ku sot po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se u fesh të linte celularin, lap topin dhe gjithçka për të parë pjesën brenda.
“Ishte një moment absolutisht shumë i veçantë. Ishte mundësia për të parë për herë të parë nga afër ish-presidentin Thaçi, zotërinjtë Krasniqi, Selimi, Veseli pas dy vitesh e gjysmë të mbajtjes në Hagë. Në galerinë publike fare afër gazetarëve ishin familjarët e tyre. Gjëja e parë që zoti Selimi bëri ishtë përshëndetja e bashkëshortes. Ai ishte më në disponim. Thaçi ishte më serioz dhe mbante qëndrim,” – u shpreh Rexha.
Gazetari nënvizoi se janë 10 krime lufte për të cilat akuzohen ish-liderët e UÇK-së.