BREAKING NEWS

Cerberus “djeg” Mesdheun, Greqia mbyll Akropolin, turistët shemben në tokë nga i nxehti

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit që ka goditur Evropën, kryesisht shtete që shtrihen përgjatë bregdetit të Mesdheut, ka detyruar Greqinë të mbyllë Akropolin në Athinë pasi disa turistëve në raste të veçanta iu ra të fikët gjatë së premtes.

Teksa temperaturat po arrijnë rekorde, turistët në Spanjë, Portugali, Itali e Turqi po mundohen t’i shmangen të nxehtit ekstrem duke u zhytur në det, ose duke u freskuar në bare dhe shatërvanët në sheshet e qyteteve.

Nxehtësia e madhe që ka kapluar Mesdheun është një sistem moti anticiklon që vjen nga shkretëtira e Saharës, i quajtur Cerberus.

Cerberus – qeni me tre koka i Dantes, i cili ruante portat e ferrit në mitologjinë greke – do të bëjë që të paktën edhe një javë, temperaturat t’i kalojnë 45 gradët.

Ndërkohë, ishujt italianë të Sardenjës dhe Siçilisë pritet të mbajnë barrën e të nxehtit afrikan, me sinoptikanët që parashikojnë se temperaturat aty mund të shkojnë deri në 48 gardë Celcius javën e ardhshme.

Harta e Spanjë në ‘flakë”

Zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë në Itali kanë lëshuar alarmin e kuq për dhjetë qytete të mëdha, përfshirë Firencen dhe Romën. Këto paralajmërime do të shtrihen në 16 qytete deri të shtunën kur një tjetër valë të nxehti – e quajtur Charon – do të godasë Evropën.

Prej të nxehtit, një turist britanik 50-vjeçar u shpëtua nga deti me helikopter në plazhin Porto Ferro, në ishullin e Sardenjës.

Në Athinë, një tjetër turist u rrëzua para Akropolit dhe u dërgua në një ambulancë nga oficerët e policisë.

Sakaq, të enjten në Spanjën jugore temperaturat e tokës arritën deri në 60 gradë Celsius, me paralajmërimin e Agjencisë Evropiane të Hapësirës se javën e ardhshme mund të thyhen rekordet kontinentale.

Efektet shkatërruese të valës së të nxehtit janë ndjerë edhe në Kroaci, ku kanë shpërthyer zjarre të egra.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago