Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi s’do të lejojë të ndodhë koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës derisa ai të jetë president.
Selimi tha se ai po bën gjithçka që ky koalicion të mos ndodhë.
“Thaçi po bën gjithcka që të mos ndodhë ky koalicion. Problemi kryesor për Thaçin është koalicioni VV-LDK. Ka pasur raste kur vet Thaçi e ka thënë këtë”, është shprehur Selimi.
Ai tregoi se si në një mbledhje me përfaqësues të diasporës, Thaçi ka deklaruar duke thënë se do të bëjë çmos që ky koalicion të mos ndodhë.
“Thaçi edhe me parë ka thënë, për sa kohë do të jem në këtë zyre të presidencës, ky koalicion nuk do të ndodhë kurrë. Mysafirët e tij kanë qenë përfaqësuesit e diasporës”, ka thënë Selimi.
Tutje, Selimi tha se Thaçi ndoshta edhe e dirigjon LDK’në.
“Ai ndoshta e dikton edhe agjendën e takimeve, e dirigjon LDK’në”, ka thënë Selimi
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…