Selmanaj: Koalicioni LDK-AAK-NISMA do ta kthejë partneritetin me Amerikën

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni LDK-PDK.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK nuk synon koalicion me PDK-në në këtë periudhë.

“Synojmë që bashkë me AAK-në, Nisma-n e minoritetet të dërgojmë para proceset e rëndësishme: Do të vazhdojmë politizimin e bordeve, do ta bëjmë Vetingun, do ta kthejmë partneritetin me SHBA-të”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se pa ndryshuar Albin Kurti në raport me demokracinë, vështirë se LDK mund të bëjë më koalicion me të.

“Kemi besuar shumë, kemi shpresuar shumë, por këtë shpresë e ka vrarë Albin Kurti”.

Selmanaj thotë se LDK ka bërë diferencën në qeverisje edhe me PDK-në.

“Me AAK-në e NISMA-n mund të qeverisim shumë më lehtë se me PDK-në”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.