Nysret Pllana, autori i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” përmbajtja e të cilit është diskutuar në takimin e fundit në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë ka thënë se delegacioni i Kosovës e kanë telefonuar për ta pyetur lidhur me librin që e ka botuar. Pllana i ftuar në emisionin ‘Frontal” të T7 u shpreh se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me deklaratën e tij për arkivat për UÇK-në ia ka futur kot sepse UÇK-ja s’ka pasur arkiva asnjëherë.
“Delegacioni shqiptar duhet të jetë më i përgatitur, ata më thirrshin pardje nga Brukseli se çfarë shkruan në atë faqe, çfarë në atë faqe, merre me mend çfaër papërgjegjësie. Profesor po shkruan fusnota, Arkivi i UÇK-së. Serbia po thirren për një fusnotë në librin e krimeve serbe mbi shqiptarët. Ky libër është vet arkivi i UÇK-së, ky libër e vërteton gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur e hap librin për lexim shkruan se ky libër është përgatitur në Arkivin Shtetëror të Kosovës përkatësisht grumbullimin e fakteve në sektor të Arkivit për UÇK-në, sepse s’ka pasë arkiv Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe këtu s’ka asnjë keqkuptim. Arkivat duhet të nxirren nga Serbia pushtuese, ata i posedojnë arkivat”, tha Pllana.
Ai ka kritikuar kryenegociatorin kosovar Bislimi lidhur me deklaratën e tij se janë dakorduar për t’i hapur arkivat shtetërore të Serbisë dhe Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në
“Besnik Bislimi ia ka fut kot kësaj radhe, ka shkuar i painformuar, kanë qenë 7 zona të UÇK-së, secila e ka pasë nga një reporter, ata reportera i kanë dërgu informacionet në Radio Kosova e Lirë dhe agjencinë e lajmeve KosovaPress. Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve KosovaPress posedon të gjitha materialet e krimeve serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit”, ka thënë Pllana.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…