Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të enjten, ka thënë se është diskutuar për interesin e Kosovës që të antarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian, veçanërisht për urgjencën në mbrojtjen e saj gjatë kohës kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë.
I prezantuar si komisioner për punë të jashtme, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti, Murphy ka shtuar se Uashingtoni do të punojë për të gjetur mënyra se si të bashkëpunojë bashkërisht me Kosovën që ajo të arrijë anëtarësimin në aleancën ushtarake.
“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat tona të përbashkëta, për interesat e Kosovës që të bashkohet në NATO dhe BE, natyrisht tani është më urgjente se kurrë që të sigurojmë se shtetet si Kosova që janë periferi të një Rusie në vënë në kënd, këto shtete të kenë mbrojtje. Do të mundohemi të punojmë në Uashington për të gjetur metoda dhe mënyra të reja se si të punojmë bashkërisht që ta arrijmë këtë”, ka thënë ai.
Murphy ka shtuar se në këtë takim është folur edhe për rëndësinë që të arrihet përparim në dialogun me Serbinë përmes procesit të lehtësuar nga Brukseli.
“Këto bisedime janë të zorshme, por janë të rëndësishme”, ka thënë ai.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…