Policia serbe në Suboticë sot ka arrestuar një person me inicialet E.L i lindur më 1979, nën dyshimin për prodhimin dhe shitjen e drogave, dhe nën dyshimin se ishte pjesëtar i UÇK-së, transmeton Gazeta Metro.
E tani është publikuar edhe video nga arrestimi i tij, derisa tregon angazhimin e xhandërmërisë.
Ai akuzohet se në fund të muajit gusht të këtij viti, së bashku me D. I. (1986), i cili ishte arrestuar më herët, ka siguruar në Kosovë dhe pastaj ka kontrabanduar në Vranjë 50 pako me rreth 50 kilogramë marihuanë.
Në kontrollin e shtëpisë dhe objekteve të tjera të përdorura nga i dyshuari E.L janë gjetur tre vetura, katër telefona celularë, një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe një letërnjoftim e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe një album me fotografitë e të dyshuarit në Uniformë e UÇK-së.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…