POLITIKE

“Serbët deshën ta vrasin e t’ia lënë fajin Kosovës”, Donika Gërvalla përmend rastin e Dick Martyt në KS të OKB-së

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka përmendur kërcënimin me jetë që i është bërë senatorit zviceran Dick Marty nga shërbimi sekret serb. Ajo i është përgjigjur deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që tha se serbët në Kosovë “po rrezikohen”.

Gërvalla iu përgjigj duke thënë se këto janë deklarata të rremë të njëjta me ato të Millosheviqit e që krijoi pretekste për ndërhyrje në shtete tjera.

“Ministri i jashtëm jo vetëm që po mundohet të falsifikojë faktet, por edhe të krijojë një perceptim sikur Millosheviqi. Ai mundua të krijojë një perceptim sikur serbët janë në rrezik dhe duhet ndërhyrja ushtarake për t’i mbrojtur. Kemi pasur raste të tilla. Kemi rastin “Panda” në Pejë ku faji iu la UÇK-së për vite të tëra, ndërkohë që ishin serbët që vritën serbët. Më lejoni të flasë për Dick Martyn. Ai akuzoi për krime përfaqësues kosovar që kanë kryer krime lufte gjatë luftës dhe pas saj. I njëjti zotëri Dick Marty iu tha mediave ditëve të fundit se policia zvicerane iu afrua dhe i ofroi sigurinë më të mëdha për shkak se intelegjenca serbe deshi ta vrasë dhe t’ia lë fajin Kosovës. Janë fjalët e Policisë Zvicerane e jo të Kosovës. Është traditë e lashtë dhe shumë e rrezikshme. Sic e shohim edhe në Ukrainë kur njerëzit thonë se kemi njerëz në rrezik, e që ata nuk janë. Por kjo bëhet vetëm për përfitime politike”, tha ajo.

Gërvalla tutje tha se Kosova ka një ndër kushtetutat më moderne në Europë që u lejon minoriteteve të drejta dhe përfaqësim në institucione. Ajo kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të reagojë për atë që po ndodh në Ballkan tani.

“Nuk është për qytetarët serbë në Kosovë , pasi ata mbrohen nga një kushtetutë shumë moderne të krijuar më 2008 . Jam krenare që them se kemi një ndër kushtetuat më moderne në Europë që u jep minoriteteve përfaqësim në të gjitha nivelet dhe institucionet. Nuk është për serbët por për Serbinë dhe qëllimet e tyre politike që ta largojnë shtetin e Kosovës. Por ne jemi aty dhe do të jemi aty. Kemi treguar se demokracia dhe liritë janë fundamentet tona. Nëse shihni shtetet tjera të Ballkanit perëndimor, kemi 90% aprovim të qytetarëve për anëtarësim në BE dhe më shumë se 90% në ANTO. Iu apeloj që e dimë se lufta në |Urkainë iu merr kohën që keni, por ajo që po ndodh tani në Ballkan dhe jo më 1999, të dërgoni mesazhin e duhur. Është shumë e madhe që të injoroni atë që po ndodh tani”, shtoi ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

24 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago