POLITIKE

Serbët e nderojnë Handken pak kilometra larg Prishtinës

Për shkak të qëndrimit të tij ndaj serbëve gjatë bombardimeve dhe vizitave të shpeshta në komunitetet serbe në Kosovë, Peter Handke, autori i cili mori çmimin Nobel në letërsi dhe i cili njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviqit, perceptohet si mik nga serbët e Kosovës dhe për nder të tij u mbajt sot një akademi solemne në shtëpinë e kulturës së Graçanicës.

Në mesin e shumë të ftuarve ishte edhe ish-ministri skandaloz i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, që u dënua me 2 vjet burgim pasi e quajti masakrën e Reçakut një trillim.

Todosijeviq gjithashtu i ka quajtur shqiptarët si terroristë, dhe po i njejti është regjistruar sot si deputetë nga ana e Listës Srpska.

“Kur Handke mori këtë çmim, me të cilin në mënyrë diskreteu tha se zëri i tij duhet të dëgjohet dhe të lexohet përsëri, ishte një mundësi për ne që të thoshim atë që kishim thënë për një kohë të gjatë dhe nuk kishte njeri që të dëgjonte. Me Peter Handke, kemi fituar maksimumin që mund të marrim, një njeri që është gjithmonë i prirur t’i shikojë gjërat nga një kënd i veçantë, i cili është shumë i rreptë dhe që nuk do të devijojë. Ai njohu efektin e thellë të besëlidhjes së Kosovës te serbët “, tha Prof. Dr Dragan Staniq.

“Handke ishte përcaktuar nga vlerat, ai u bë dëshmitar në një mënyrë që të gjithë neve na ktheu në dëshmitarë, dhe ata që e sulmojnë dhe dëshmojnë janë pjesë e historisë. Ai që më kundërshton mua është engjëlli im mbrojtës. Këta janë njerëzit e vërtetë që na njohin”, tha Zhivojin Rakoçeviq, drejtor i shtëpisë së kulturën në Graçanicë, duke shtuar:

“Hanke do të na pyeste për fytyra, sepse një gjeni është në gjendje t’ju lexojë ju njësoj si një prift, të kalojë nëpër eshtra, të vërtetat dhe mashtrimet tona, dhe ai e bëri këtë në një kohë kur po pyesnim nëse dikush na donte? Ai ishte ai”, përfundoi Rakoçeviq, përcjell Metro.

Peter Handke, i lindur me 1942, në Griffen të Austisë, cilësohet si një nga shkrimtarët më domethënës të gjuhës gjermane dhe letërsisë bashkëkohore botërore. Shkrimtar i qindra librave, romaneve, tregimeve, dramave, poezive, eseve, revistave dhe skenarëve të filmit; autor i filmave të shumtë, bashkautor dhe kontribuues në shumë filma Wim Wenders; ilustrues arti i teksteve të tij. Ai gjithashtu është fituesi i një numri çmimesh si: Bihner, Kafka, Schiller, Ibzen, Nestro, Thomas Man Award, dhe së fundmi çmimin Nobel për letërsi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago