POLITIKE

Serbët e rinjë me metoda të vjetra – Helmimet 1990 vs 2019

Në pranverën ftohtë të vitit 1990 regjimi i atëhershëm serb kishtë tentuar t’i shfaroste shqiptarët. Qëllimi i tyre e arsyetonte mjetin. Atë botë, mjeti i përzgjedhur ishtë i padukshëm e i pa vrejtshëm.

Mbi 7 mijë shqiptarë, kryesisht të moshave të reja, ishin helmuar me gazra toksike. E dëmi ishte i paimagjinueshëm.

Nga incizimet e bëra, simptomat tregojnë se shqiptarët u helmuan me një lloj helmi toksik, i cili kishte ndikim të fortë në organizëm duke u shkaktuar shtangim muskujsh, vjellje, alivanosje, ç’rregullim ndjenjash e shumë pasoja të tjera.

Disa prej tyre, thuhet se edhe më vonë humbën jetën si pasojë e dozës së lartë të helmit që kishin thithur.

Historia kriminale u rikthyer përsëri në vendin e njejtë, në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme 26 zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor janë helmuar gjatë numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Serbia.

Në mesin e 26 personave, thuhet se janë nëntë gra dhe dy prej tyre shtatëzënë. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se pacientët kishin kruarje të duarve e të vjella.

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë rreth orës 11:00 pasi thuhej se zarfet e ardhur nga Serbia kundërmonin.

Këtë e ka deklaruar Besnik Buzhala nga divisioni i Shërbimit të Votuesve.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë. Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.

E nga Qendra Klinike Universitare është konfirmuar se pacientët janë pranuar.

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intenzitetit të ultë. Dy nga to kanë patur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë”, ka thënë zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu për Insajderin sot gjatë ditës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago