Një tubim i punonjësve në institucione të caktuara është duke u zhvilluar para hyrjes së sipërme të Stacionit të Policisë së Kosovës dhe objektit të gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan KoSSev, media e Kosovës në gjuhën serbe.
Të grumbulluarit nuk duan të flasin, e disa prej tyre jozyrtarisht thonë se nuk e dinë arsyen e tubimit.
Policia e Kosovës nuk ka detaje për momentin.
Të mbledhur janë dhjetëra qytetarë, ndërsa disa qindra përgjatë rrugës.
Rruga është e hapur për qarkullim, pasi është bllokuar për një kohë të shkurtër në pjesën e poshtme nga një mjet civil, një cisternë dhe një kamionçinë.
Në zonën e stacionit policor ndodhen disa pjesëtarë të policisë të cilët ndërkohë kanë mbyllur portën në të cilën hyjnë veturat.
Me të mbërritur, njëri prej pjesëmarrësve pyeti një grup personash të pranishëm në afërsi të komisariatit nga ana e sipërme se pse nuk ishin para portës së komisariatit, duke u thënë se duhet të zbrisnin atje.
Për momentin, në mesin e të mbledhurve nuk ka zyrtarë, përveç një këshilltari nga Komuna e Mitrovicë së Veriut.
Në bazë të disa burimeve nga terreni të KoSSev-it, duke përfshirë edhe ata që janë njoftuar për situatën dhe nuk kanë dashur të japin informacione zyrtare, arsyeja e grumbullimit është arrestimi i inspektorit të NR, i cili mbrëmë është raportuar në policinë e Mitrovicës Veriore nga aktivisti politik dhe udhëheqës i nismës politike qytetare “Mbijetesa Serbe” Aleksandër Arsenijeviç.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…