Disa dhjetëra serbë janë mbledhur tashmë në veri të Mitrovicës, për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar për orën 12:00.
Në këtë pjesë të Kosovës, por edhe në Graçanicë, do të shfaqet pakënaqësia për vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, pa një marrëveshje midis dy shteteve.