POLITIKE

“Serbët mbrojtën dinjitetin”, Rusia sulmon sërish Perëndimin për bombardimet

Rusia vazhdon ti referohet bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, për të sulmuar perëndimin dhe për ta rreshtuar veten si aleaten më besnike të Beogradit.

“Serbët nuk u thyen nga bombardimet, ata i treguan botës se si mbrohet dinjiteti kombëtar”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme në Moskë, Maria Zakharova.

Në një konferencë, ajo deklaroi se krerët serbë nuk do të ndjekin shembullin e vendeve perëndimore dhe të harrojnë agresionin. Sipas saj ata janë të vendosur për të mos harruar krimet e luftës të kryera nga aleanca në vitin 1999.

“Ne e respektojmë këtë qëndrim dhe i mbështesim miqtë tanë serbë”, tha Zakharova. Sipas saj serbët ruajtën identitetin dhe vendin e tyre.

“25 vjet më parë, aviacioni i NATO-s i tregoi të gjithë botës se çfarë do të thotë në të vërtetë ndërhyrja humanitare”, ishin fjalët e zyrtares ruse e cila prezantoi një botim të ri mbi ngjarjen të titulluar “Jehona e gjatë e 1999’’. Në të, siç thotë, tregohet perceptimi i shoqërisë serbe për perëndimin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago