POLITIKE

Serbia afër që BE-ja prapë t’ia kthejë regjimin e vizave

Ministrat e Brendshëm të shteteve të Bashkimit Evropian kanë diskutuar në Luksemburg për shkaqet e trefishimit të fluksit të emigrantëve drejt BE-së përmes Serbisë dhe e kanë bërë të qartë se do të diskutojnë ende për harmonizimin me të gjithë regjimin e vizave, por kanë treguar se nuk përjashtojnë masa të tjera, përkatësisht edhe heqjen e regjimit pa viza të Serbisë me BE-në.

Këtë ua ka bërë të ditur mediave, Vit Rakushan, Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke që ka presidencën aktualisht në BE, por edhe Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Ilva Johanson.

Ministri çek ka deklaruar se do të vizitojë Beogradin për të arritur “rezultate të favorshme në këtë drejtim”, shkruan mediumi serb Danas.

“Kjo është një çështje me rëndësi sigurie për qytetarët e BE-së”, ka sqaruar Rakushan, duke nënvizuar se “BE dëshiron rezultate dhe përparim nga Serbia në atë fushë”, dhe se masat e tjera nuk mund të përjashtohen nëse kjo dështon, por se pikënisja e tyre është “gjithmonë, natyrisht, dialog me partnerët serbë”.

Serbia në qendër të vëmendjes

Siç raporton më tej Politiko, Serbia është gjithnjë e më shumë në konflikt me BE-në për shkak të “mosgatishmërisë së saj për t’u larguar nga Rusia që kur ajo pushtoi Ukrainën”.

– Diplomatët e BE-së tashmë janë të frustruar që Serbia, një anëtare ambicioze e BE-së, nuk e ndoqi Brukselin në sanksionimin e Rusisë. Dhe tani ka frikë se Beogradi në fakt po ndihmon në mënyrë indirekte Kremlinin për të mbjellë mosmarrëveshje në BE përmes fluksit të emigrantëve, një taktikë që Rusia dyshohet se e mbështet diku tjetër përgjatë kufijve të bllokut. Gjatë vizitës së tij në Beograd, Shinas i bëri thirrje presidentit serb Vuçiq që të miratojë politikën e vizave të BE-së, diçka që Serbia tashmë është zotuar ta bëjë deri në fund të vitit – transmeton Politico.

Rakushan tha se ai dhe komisionerja Johansson do të vizitojnë Ballkanin Perëndimor në fillim të nëntorit dhe një shkëmbim i rëndësishëm pikëpamjesh me Serbinë dhe partnerët në rajon do të bëhet si pjesë e procesit të Berlinit dhe takimit në Pragë në fund të tetorit.

Dhe më pas do të ketë edhe në një takim me ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Ilva Johanson nënvizoi po ashtu se fluksi i emigrantëve drejt BE-së përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor, por edhe përmes Evropës Qendrore, është trefishuar, gjë që, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, është gjithashtu një kërcënim për sigurinë e BE-së.

Ministri çek bëri të ditur se zyrtarët e BE-së e kanë diskutuar këtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe tha se “ky problem duhet të diskutohet edhe me Tunizinë, Indinë dhe Burundin, qytetarët e të cilëve kryesisht përdorin regjimin pa viza me Beogradin për të ardhur më lehtë në ndonjë nga vendet e BE-së”.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

11 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

13 orë ago