POLITIKE

Reagon Rada Trajkoviq: Gjest i rrallë e i guximshëm i Gazmend Muhaxherit

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq e ka pritur pozitivisht pjesëmarrjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri në kurorëzimin e Patriarkut të Kishës Ortodokse serbe në Patriarkanën e Pejës.

Ajo ka thënë se ky veprim është një gjest i rrallë dhe i guximshëm, që i ndihmon tejkalimit të ndarjeve etnike.

Trajkoviq ka thënë se veprime të tilla është mirë të bëhen të zakonshme.

“Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, ka ndjekur sot ceremoninë e kurorëzimi të Patriarkut Pofirije. Një gjest i rralë dhe i guximshëm për të tejkaluar ndarjet etnike. Veprime të tilla duhet të jenë normale dhe jo raste të pazakonta”, ka shkruar ajo në Twitter.

Pjesëmarrja e Muhaxherit në këtë ceremoni religjioze ortodokse, ka shkaktuar një efekt habie te serbët dhe mediat serbe.

E përditshmja serbe blic.rs ka publikuar një artikull lidhur me ngjarjen, me titull “Një mysafir tërheq vëmendjen e të gjithëve: ai u ul pranë patriarkut, por nuk ishte peshkop e as serb”.

Në artikull thuhet se i ftuari, kryetari Muhaxheri, mori duartrokitjet e peshkopëve dhe besimtarëve ortodoksë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

5 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

20 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago