Lumir Abdixhiku, Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave kosovarë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Abdixhiku ka shkruar se ky veprim i shtetit të Serbisë, është çnjerëzor dhe shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale, përcjell Gazeta Insajderi.
“Në një veprim të paparë gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave (operatorët e transportit) që vijnë nga Kosova. Kjo është një çnjerëzore dhe një shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale për korridoret e gjelbërta gjatë luftës COVID19, për të cilën kanë rënë dakord të gjitha vendet”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndërkohë që qeveria në largim e Kosovës, ka hekur taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, veprim ky që është kërkuar nga ambasada amerikane në Kosovë si dhe nga i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (ShBA), për dialogun Kosovë Serbi, Richard Grenell.
Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…