POLITIKE

​Smaka: LDK do të bënte shkelje kushtetuese nëse dërgon mandatarin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës në rast të dërgimit të mandatarit për kryeministër te presidenti, Hashim Thaçi do të bëj shkelje kushtetuese.

Kështu thotë për KosovaPress njohësi i rrethanave kushtetuese, Riza Smaka. Sipas tij, nuk është korrekte të thuhet nga LDK që pranojnë të bëjnë qeverinë si parti e dytë, por nëse shkelet kushtetuta përgjigjet presidenti.

Smaka: Edhe mandatari i LDK-së për kryeministër do të shkelte kushtetutën

“Zotëri Isa Mustafa që po pretendon për t’u bërë kryeministër, po të pranonte këtë rol përderisa duhet të ishte i vëmendshëm se nuk ka autorizim. Do të shkelte edhe ai kushtetutën. Nuk është korrekte të thuhet se paranojë të bëjmë qeverinë, po shkelet kushtetuta, por le të përgjigjet presidenti”, thotë ai.

Smaka thekson se çdo veprim ku anashkalohet, Lëvizj a Vetëvendosje si parti e parë është shkelje kushtetuese nga ana e presidentin Thaçi.

Smaka: Çdo veprim ku anashkalohet partia e parë është shkelje kushtetuese

“Pa dyshim që do të ishte shkelje kushtetuese edhe do të ishte një gabim politik e moral. Të bëhen makinacione të tilla që të tejkalohet një subjekt politik parlamentar i autorizuar me kushtetutën për të propozuar mandatarin për qeveri, dhe të shkojë në tjetrin subjekt”, thotë ai.

Këtë ai e arsyeton me faktin se kjo e fundit nuk ka afat kushtetues që të dërgojë mandatarin për kryeministër tek presidenti.

Smaka: Nuk ka afat kushtetues që VV të dërgoj mandatarin

“Nuk ka afat kushtetues që do të obligonte zotëri Kurtin që do të obligonte që prej kësaj dite në këtë dite, kaq ditë i ka. Është vakum juridik”, u shpreh ai.

Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë ka dhënë sinjale që do të anashkalojë partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e qeverisë. Pasi, përkundër katër letrave të të parit të shtetit, VV ende nuk ka dërguar emër për kryeministër, por as nuk e ka refuzuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago