Në konferencën e tij pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë, Presidenti amerikan Donald Trump përmendi papritur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar edhe në një përpjekje të Serbisë për përplasje.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me ambiciet territoriale të Presidentit rus Vladimir Putin përtej Ukrainës, Trump theksoi se javët e fundit ai dhe administrata e tij janë marrë edhe me situatën në Kosovë dhe Serbi, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Pyetje: Gjenerali Caine ka thënë se Putin ka ambicie territoriale përtej Ukrainës. E shihni edhe ju në të njëjtën mënyrë?
“Mundet. Dua të them që edhe mundet. Por di diçka: ai do që kjo punë të marrë fund sepse është një katastrofë për të. Putini më telefonoi para disa ditësh dhe më pyeti: ‘A mund të të ndihmoj me Iranin?’ Unë i thashë, ‘Jo! Mund të më ndihmosh me Rusinë.’ Në javët e fundit kemi punuar me Indinë, Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Po ashtu, të premten do të na vizitojnë përfaqësues të Kongos dhe Ruandës, ku ka pasur një konflikt të ashpër”, tha Trump.
Ai nuk dha detaje të tjera, por në një moment të dytë, kur u pyet për vështirësinë e mbylljes së konflikteve nga ana e tij, Trump përmendi sërish Serbinë, e cila sipas tij do të niste një përplasje, por pa përmendur konkretisht nëse kishte lidhje me Kosovën.
“Shiko, ne sapo i dhamë fund një lufte në 12 ditë e cila po ziente prej 30 vitesh. I dhamë fund konfliktit me Ruandën dhe Kongon, të cilët do të vijnë të firmosin një dokument në Shtëpinë e Bardhë të premten. I dhamë fund edhe Serbisë, e cila do të niste një përplasje,” tha ai.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…