Tabloidi pro-qeveritar serb “Informer” ka publikuar fotografitë e posterit, përkatësisht “mohimit” për të cilin ka folur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili do të vendoset në vendkalimet kufitare dhe që paska qenë kusht që Beogradi të pranojë letërnjoftimet e Kosovës.
“Ne jemi të gatshëm t’i pranojmë dokumentet e tyre, por do të nxjerrim një “mohim” të përgjithshëm që do ta vendosim në vendkalimet “administrative”, me të cilin do t’ua pranonim dokumentet”, ka deklaruar Vuçiq.
“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova*) bëhet ekskluzivisht për arsye praktike për shkak të lehtësimit të pozitës së individëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në dialog në vitin 2011, nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme dhe nuk paragjykon përcaktimin e statusin përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999)”, thuhet në “mohim”.
Sipas këtij tabloidi, kjo tabelë që do të vendoset në vendkalimet kufitare “është vetëm një tjetër dëshmi se nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës”.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…