LAJME

Serbia drejt vlimit politik, si po përpiqet Vuçiç ta zhvendosë krizën në Kosovë

Protesta masive në Serbi kanë bërë që presidentit Aleksandër Vuçiç t’i dalë situata nga kontrolli. E teksa i ka punët keq në vendin e tij, siç bën zakonisht, udhëheqësi serb nuk mund të rrijë pa e përfshirë Kosovën.

Në një deklaratë në Smederevë, ai tha se “revolucioni me ngjyra në Serbi u organizua me miliarda euro që Serbia të mos mundej ta mbronte Kosovën apo të ndihmonte Republikën Srpska”, shkruan A2 CNN.

Organizatat Lëvizja Kombëtare e Serbëve nga Kosova (Otadžbina), Forumi Kombëtar Serb dhe Këshilli Kombëtar Serb kanë bërë të ditur përmes një deklarate të përbashkët se “Lista Serbe” është duke u përgatitur për dërgimin e serbëve nga Kosova në Beograd për të “mbrojtur” Vuçiçin. Këto organizata pohuan se kanë informata bindëse se rreth 600 serbë nga Kosova po planifikojnë të ngrejnë tenda para Presidencës në Beograd dhe të pengojnë protestën e paralajmëruar për 15 mars. Një lëvizje e tillë, sipas ekspertëve, tregon një mesazh kërcënues nga pushteti në Serbi që lidhet me bartjen e krizës në Kosovë.

Ekspertët u bëjnë thirrje udhëheqësve në vend të tregojnë vigjilencë dhe të mos bien në kurthin serb.

Që nga fillimi i protestave në Beograd, serbë nga Kosova, të organizuar nga “Lista Serbe”, kanë marrë pjesë rregullisht në tubime në mbështetje të Vuçiçit dhe të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago