Kupa e Botës 2026 po fillon të marrë formë çdo ditë e më shumë, teka kualifikueset evropiane po shkojnë drejt fundit të tyre.
Shqipëria ka siguruar raundin e play-off-it, teksa Kosova ka një shans për play-off, por edhe për një kualifikim direkt.
Në krahun tjetër, Serbia, e cila ishte në të njëjtin grup me kuqezinjtë, matematikisht është jashtë Kupës së Botës 2026.
Shansi i Serbisë për play-off-in nëpërmjet kualifikueseve u humb përballë Shqipërisë. Ndërsa, një tjetër shans, ai nga Nations League, është shkatërruar nga Belgjika.
Belgët kanë siguruar dy vendet e para në grupin e tyre. Kjo do të thotë se Maqedonia e Veriut ose Uellsi do të hyjnë në play-off, nëse jo Belgjika.
Kështu shkatërrohet çdo shpresë e Serbisë për play-off, por nga ana tjetër ka ende shpresë për vendet e vogla si San Marino.
San Marino, së bashku me Moldavinë, janë dy vendet nga Liga D e Nations League që mund të përfshihen në play-off. Megjithatë, edhe për ato duhet pak fat, pasi Uellsi, Rumania, Suedia, Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut janë para tyre për të rezervuar katër vendet e play-off-it.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…