Serbia vazhdon të flasë për konflikt në veri “në ditët e ardhshme” dhe çdo patrullim të njësiteve speciale policore të Kosovës në atë zonë, apo siç e quan ajo me emrin e vjetër ROSU, ta quajë pushtim.
Kështu, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të enjten mbrëma, ka thënë se në rast se njësitet policore të Kosovës shkojnë në veri, atëherë sipas tij, NATO është e obliguar t’i ndalë ato. E në rast se NATO nuk e bën këtë, ai ka kërcënuar se “do ta bëjë populli serb”.
“Kam vetëm një mesazh për Kurtin – NATO është e detyruar të parandalojë çdo përpjekje të ROSU për të pushtuar veriun! Nëse nuk e bën, inkursionet e ROSU do të parandalohen nga populli serb! Për të qenë plotësisht i qartë – po flasim për një kërcënim të drejtpërdrejtë të dhunës, forcës dhe konflikteve që Kurti po bën për të pushtuar veriun e Kosovës dhe Metohisë, pas të cilit ka vite që është fiksuar”, ka thënë Petkoviq, përcjell Zyra që drejton.
Ndërmjetësues nga BE-ja dhe SHBA-ja kanë qëndruar të mërkurën e të enjten në Kosovë, ndërkohë tash janë në Beograd. Ata kanë bërë thirrje që të shmangen tensionet dhe barrikadat, ato që zakonisht i vënë banorët serbë në veri sa herë janë të pakënaqur me vendimet e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se më 1 shtator do të futet në fuqi reciprociteti me Serbinë për letërnjoftimet.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…