POLITIKE

Serbia në negociata për t’i blerë 12 aeroplanë luftarakë nga Franca

Lajmi që kompania franceze “Daso Avieche” është në negociata për t’i shitur Serbisë 12 aeroplanë ka marrë vëmendje të madhe të publikut në Serbi të martën. Nëse një marrëveshje për avancimin e ushtrisë serbe arrihet, sipas ekspertëve, do të ishte marrëveshja më serioze e prokurimit të armëve në historinë e Serbisë.

Gazeta franceze “La Tribune” ka raportuar se Qeveria e Serbisë është në negociata me kompaninë franceze për blerjen e deri 12 avionëve të rinj “Rafale”.

Sipas gazetës, kompania franceze s’ka dyshime që marrëveshja do të arrihet, pas fitores së presidentit Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet e së dielës. Ofertat i ishin dorëzuar Qeverisë serbe që në fillim të marsit.

Marrëveshje të tilla në rajon tashmë janë kompletuar. Kroacia kishte blerë aeroplanë nga Franca më herët dhe kishte paguar 1.1 miliardë euro. Qe bërë shteti i dytë pas Greqisë.

Vuçiqi kishte paralajmëruar në TV Prva vitin e shkuar se e pëlqen furnizimin me aeroplanë të tillë. Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në një intervistë për RTS-në në dhjetor kishte thënë se pajisja me aeroplanë nga Franca është duke u marrë në konsideratë.

Vuçiqi e presidenti francez Emmanuel Macron kishin biseduar më 7 mars. Sipas njoftimeve zyrtare, dy presidentët diskutuan për luftën në Ukrainë dhe bashkëpunimin ekonomik ndërshtetëror. Gjithsesi, s’kishte pasur njoftime për blerjen e aeroplanëve.

Shteti i Serbisë deri tash ishte furnizuar me aeroplanë MiG-29 nga Rusia dhe Bjellorusia. “Gjithsesi, pasi që jetëgjatësia e tyre e parashikuar është më së voni deri më 2035, Serbia do të duhej të mendonte për pasardhësit e tyre”, ka thënë për “Euronews Serbia”, Petar Vojinoviq, kryeredaktor i portalit “TangoSix”.

Ai ka shtuar se këto blerje janë planifikuar për disa vite.

“Duke iu përshtatur kohës, është e nevojshme të ketë avionë luftarakë shumëfunksionalë”, ka thënë ai.

Pritet që marrëveshja t’i kushtojë Serbisë mbi një miliard euro.

“Kjo do të ishte blerja më e shtrenjtë dhe prokurimi më serioz i armëve për Serbinë në historinë e saj”, ka konkluduar ai.

“Rafalet” janë aeroplanë multifunksionalë që shfrytëzohen si aeroplanë luftarakë, bombardues e të kryejnë aksione në caqe të ndryshme në ajër, tokë apo det.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Lufta me Iranin, Izraeli ekzekuton shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në…

3 orë ago

Trump vuri veton në planin izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit? Ja çfarë thotë Netanyahu

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për…

3 orë ago

Trump ia ndaloi Izraelit vrasjen e udhëheqësit iranian Khamenei

Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian…

7 orë ago

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte gati të shpërthente lufta, unë e ndala

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte…

10 orë ago

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…

12 orë ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i heqim lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…

15 orë ago