Organi Kombëtar i Akreditimit (NAT) i Serbisë ka humbur anëtarësimin e plotë në Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
“Njohja e diplomave të institucioneve tona të arsimit të lartë nuk është në asnjë mënyrë e kushtëzuar nga anëtarësimi në këtë shoqatë”, njoftojnë nga ky mekanizëm i arsimit në Beograd, “por mbetet frikë se kjo nënkupton një kolaps të mëtutjeshëm të arsimit të lartë në Serbi”.
Në shkurt të 2018-ës, Komisioni i mëparshëm i Akreditimit dhe Rishikimit të Cilësisë atje e humbi statusin si anëtar i plotë i ENQA-së, kjo ishte edhe arsyeja se pse ky komision u paketua në Organin Kombëtar të Akreditimit (NAT), raporton Blici serb, transmeton Klan Kosova.
Që nga tetori i 2019-ës edhe Agjencia Kosovare e Akreditimit të Kosovës nuk është pjesë e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…