POLITIKE

Serbia po armatoset, Rama (Esat Pasha): Është për mbrojtje, nuk jam i shqetësuar

Edi Rama gjatë një konference me gazetarët në Gjermani është ndalur edhe tek situata në rajon, pas luftës që ka nisur në Ukrainë. Rama u pyet lidhur me armatimin e Serbisë me sistemin mbrojtës anti-raketor, por sipas Ramës kjo nuk ka pse ta shqetësojë farë Shqipërinë.

Më tej Rama u shpreh se Serbia ka bërë hapa inkurajues në OKB, dhe se Ballkani Perëndimor deri më tani ka treguar se është bashkë.

“Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë. Nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot. Është më e rëndësishme që ne t’i frymë erës së paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor edhe me ndihmën e aleatëve tanë strategjik, si Gjermania.

Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne? Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë. Bashkëpunimi në rajon është me rëndësi të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë” u shpreh Rama.

Kryeministri mes të tjerash u pyet edhe për një vizitë të mundshme në Kiev ku u shpreh se do e realizonte me kënaqësi nëse do t’i vinte radha.

“Ka të tjerë përpara meje që meritojnë ta kenë këtë prtagonizëm. Nëse do më vije radha do e bëja me shumë kënaqësi. Por mendoj që nuk duhet tu zë radhën të tjerëve” tha Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago