POLITIKE

Serbia provokon serish – fton te rinjtë vullnetare për shërbim ushtarak

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë kanë shpallur konkurs për të rinjtë që duan ta kryejnë shërbimin ushtarak për vitin 2024 – duke provokuar në këtë mënyrë pasi tensionet në Ballkanin Perëndimor janë në rritje viteve të fundit, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Përmes një njoftimi janë ftuar të rinjtë e moshës 19 deri në 30 vjeç që ta bëjnë këtë aplikim.

”Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara që do të jenë nga 19 deri në 30 vjeç në vitin 2024, dhe që nuk kanë kryer më parë shërbimin ushtarak me armë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar ushtarak, si dhe për trajnimin ushtarak për oficerë rezervë”, thuhet në njoftim.

Këtij njoftimi i jepet konotacion nacionalist, ku thuhet se “kjo tregon patriotizëm ndaj Serbisë”.

Për këtë shpallje të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, ka reaguar Octopus Institute, ku thuhet se edhe Kosova duhet t’i ftojë të rinjtë në shërbim ushtarak.

“Qeveria e Kosovës duhet t’i thërrasë rininë e saj që vullnetarisht t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është thelbësore të jesh i përgatitur, veçanërisht në dritën e thirrjes së fundit të Serbisë”, thuhet në reagimin e këtij instituti në platformën “X”.

Ditë më parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar se “ka informacione që Rusia po planifikon konflikt në Ballkan”.

Po ashtu, sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, kishte bërë një vizitë në Kosovë dhe Serbi ku kishte kërkuar nga dy shtetet që të jenë të hapura për dialog.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X”, të martën për bazat ushtarake të Serbisë për rreth kufirit të Kosovës.

Më 24 shtator një grup terrorist në krye me Milan Radojçiq sulmuan Policinë e Kosovës, ku vranë policin Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

8 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

11 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

16 orë ago