Tifozët rumunë bëjnë thirrje raciste, ndërpritet ndeshja.
Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, me tifozët rumunë që po bëjnë thirrje raciste.
Tifozët vendas janë futur në fushë, kanë hedhur edhe ulëse të stadiumit dhe kanë thirrur: “Kosova është Serbi”.
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta – policia është futur në fushë
Policia e Rumanisë është futur në fushë, ndërsa janë hedhur gjësende të forta nga huliganët rumunë.
Lojtarët e Kosovës janë futur në zhveshtore, pasi siguria e tyre është në nivelin më të ulët.