POLITIKE

Serbia tregon “muskujt”, nxjerr tanket dhe avionët, Vuçiç në ekstazë: Jemi ushtria e parë në Evropë

“Unë njoh 15 vende që së bashku kanë aq tanke sa ka ushtria jonë”. Këtë fjali përdori Presidenti Aleksandër Vuçiç për të glorifikuar forcën e ushtrisë së Serbisë, teksa i drejtohej të pranishmëve që ndoqën stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024”, e cila po zhvillohet në Batajnicë me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar.

“Dua të falënderoj të gjithë të ftuarit dhe të them se jam krenar për ushtrinë dhe gjithçka që kemi bërë. Edhe pse jam dikush që kritikon gjithmonë, është normale që të krenohem për shumë gjëra. Para dhjetë vitesh rroga e një ushtari ishte 330 euro, ndërsa sot është katër herë më e lartë. Sot kemi 4 herë e gjysmë më shumë dronë të shfaqur se herën e kaluar”, tha Vuçiç, raporton A2.

Nga aeroporti ushtarak “Milenko Pavloviç”, ku u ekspozuan armatime dhe pajisje të shumta moderne ushtarake, Vuçiç gjeti momentin të mburrej për numrin e tankeve, duke thënë “jemi të parët ose të dytët në Evropë”.

“Unë njoh 15 vende që së bashku kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, kemi radarë të rinj… 50% e prodhimit është në Serbi, dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me popullsinë”, deklaroi Vuçiç.

Ndër të tjera në Batajnicë parakaluan pjesëtarë të Brigadës së 72-të të Operacioneve Speciale, Brigada 63 e Parashutistëve, departamenti ‘Cobra’, e po ashtu helikopterë luftarakë Mi-35, të njohur edhe si “tanket fluturuese”, por edhe avionët “MIG 29”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago