Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha se situata në Kosovë “është ende shumë e tensionuar” dhe se “mjafton një shkrepsë për t’i vënë flakën gjithçkaje”.
Ai ka thënë se Serbia do të “mbetet e vendosur dhe këmbëngulëse” në kërkesën e saj për kthimin e një pjese të policëve dhe ushtarëve në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Vuçeviq tha për një media serbe, Kurir, se “është e qartë se po bëhet një luftë shumë perfide për t’u bërë me dije serbëve se nuk janë të mirëpritur në Kosovë dhe për të kryer në heshtje një tjetër eksod”.
“Qytetarët duhet ta dinë se Serbia do të qëndrojë konsekuente me marrëveshjen politike për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por se ne kurrë nuk do të lejojmë ndonjë ‘Stuhi’ të re”, tha Vuçeviq.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…