I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar se William Walker është përgjegjës për nxitjen e luftës në Kosovë dhe agresionin në SRJ, andaj duhet të gjykohet së bashku me liderët e UÇK-së.
Ai duke komentuar deklaratën e diplomatit amerikan Walker se shumica e krimeve në Kosovë janë kryer nga Serbia, Walker që ishte shef i grupit verifikues të misionit të OSBE-së në Kosovë “është pjesë integruese e UÇK dhe një ndër inspiruesit dhe ideatorët e luftës së Kosovës”.
“Ai është personi i fundit që mund të flas për krime, sepse është ndër të parët që duhet të përgjigjet për krime”, tha ai në kumtesën e zyrës për Kosovë.
Në konstatimin e Walker se Vuçiq do të duhej të përgjigjej për krime në Kosovë, sepse ka qenë ministër në qeveri, Gjuriq tha se Walker “një ndër ata që propaganduan luftën e ndotur ndaj Serbisë dhe që ka me pëlqimin e narko – dilerëve shqiptar ka luajtur rol me rëndësi në UÇK terroriste”.
“Wiliam Walker është krminel dhe është normale që kërkon shoqëri për vete sikur komandantët e UÇK”, ka thënë Gjuriq dhe shtoi se nuk ka aso “ushtrie të spiunëve” që Serbinë dhe Vuçiqin mund të e lëkundin në luftën për qëllimin e drejtë që është lufta për mbrojtjen e interesave shtetërore edhe kombëtare në Kosovë.
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…