KRYESORE

Serwer: Biden mbështetës më i fuqishëm sesa Trump i sovranitetit dhe integritetit të Kosovës

Nga takimi 27 qershorit i krerëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, pritet shumë, ku sipas  emisarit special amerikan në dialog, Richard Grenell, do të diskutohet vetëm çështjet ekonomike.

Por, analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, nuk beson në paralajmërime të tillë nga administrata amerikane.

“Duhet të presim dhe të shohim. Do të isha i lumtur nëse diskutojnë çështje ekonomike siç janë heqja e barrierave tregtare-doganore dhe zbatimi i marrëveshjeve teknike, që janë arritur tashmë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Serwer në një intervistë për portalin serb ‘KosovoOnline’.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Richard Grenell se ideja për korrigjim të kufijve ishte e ish këshilltarit të Trump për Siguri, John Bolton.

“Nëse kjo është një përpjekje për të përmbylljen e bisedimeve për ndryshimin e kufijve, mirëpres deklaratën e zotit Grenell, për shkak të identifikimit të korrigjimit të kufijve si një ide e keqe. Sidoqoftë, kjo administratë nuk njihet për atë se thotë të vërtetën. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodh”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë deri në fund të këtij viti, Serwer  se, “mund të kem të gjitha llojet e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve në SHBA, kjo është ajo që dëshiron Grenell”.

“Mirëpo, pak ka gjasa që të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke dhe hyrjen [e Kosovës] në KB, të cilat janë çështje të mëdha”, shtoi ai.

Serwer ka folur edhe lidhur me atë nëse do të ndryshojë qasja e SHBA ndaj çështjes së të Kosovës, nëse Trump i humb zgjedhjet presidenciale.

“Po (do të ndryshojë). Biden do të jetë një kundërshtar i vendosur i çdo ndryshimi kufijsh për të kënaqur dallimet etnike në Ballkan dhe gjetkë. Ai do të jetë një avokues shumë më i fortë i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, sesa ishte zoti Trump, dhe do të mbështesë fuqimisht kërkesën e Serbisë për në BE, si dhe bashkëpunimin e ngushtë të SHBA-së me BE-në në Ballkan dhe gjetkë”, tha Serwer.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago