KRYESORE

Serwer: Emërimi i Grenell bizar, Washingtoni e ofendoi edhe më shumë Berlinin

Florian Bieber e Tim Judah e kanë quajtur emërimin e Richard Grenell si një lajm të keq dhe vendim të çuditshëm, ndërsa ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, e cilëson si një vendim bizar përmes të cilit SHBA-ja ka ofenduar edhe më shumë Gjermaninë.

Në një reagim në ‘peacefare’, Serwer ka thënë se emërimin e Matthew Palmer në pozitën e Përfaqësuesit Special për Ballkanin, e kishte parë si një garancë se askush tjetër nuk do të merrej me negociatat e ndjeshme në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Tutje ish-diplomati amerikan e ka cilësuar Grenellin si një figurë politike kontroverse, që sipas tij ka ofenduar Gjermaninë, një prej aleatëve më të mëdhenj të SHBA-së.

“Është bizare. Unë kisha menduar se me emërimi e Matthew Palmer së fundi si Përfaqësues Special Për Ballkanin, nëse jo për diçka tjetër, do të ishte një garancë që askush tjetër të mos merrte detyrën për të zgjidhur çështjet e mbetura në mes të Kosovë dhe Serbisë si dhe brenda Bosnje e Hercegovinës. Tani administrata ka zgjedhur të emëroj një figurë politike kontroverse për të trajtuar çështjet e ndjeshme të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dikë që ka arritur të ofendojë thellësisht Berlinin, një nga aleatët më të rëndësishëm të Amerikës”, ka thënë Serwer.

Serwer thotë se një lëvizje e tillë e presidentit të SHBA’së tregon për një çrregullim dhe konfuzion të politikës së Washingtonit zyrtar. Tutje shton se fakti që Grenell është i emëruar politik dhe ka pozitën e Ambasadorit në Berlin, tregon që është më i afërt me Shtëpinë e Bardhë.

“Cila do të jetë lidhja në mes të Palmer dhe Grenell. Unë nuk e di. Caktimi politik i Grenell qartë e tejkalon qartazi diplomatin Palmer, pasi që ai ka edhe një titull ambasadori (nuk do mend që ai është më i afërt me Shtëpinë e Bardhë)”, ka thënë Serwer tutje.

Sipas tij bazuar në përgjegjësitë që iu janë caktuar Palmerit (Rajoni i Balllanit Perëndimor) e Grenellit (dialogu Kosovë-Serbi) atëherë do të duhej që edhe fuqia politike e komanduese e tyre të ishte në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrat.

Një vendim i tillë i Trump, Serwer thotë se do të shkaktojë edhe më shumë pasiguri në politikën e SHBA-së sesa që ka aktualisht.

“Me pak fjalë, ky është një emërim që me gjasë do të shkaktojë edhe më shumë pasiguri në lidhje me politikën e SHBA-së. Unë sugjeroj që mediat të përpiqen që të kërkojnë sqarime tek Palmer dhe Grenell”, përfundon Serwer.

Richard Grenell aktualisht ushtron edhe detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Berlin, vend ku diplomati amerikan cilësohet edhe si njeri i izoluar për shkak të përpjekjeve të tij që të ndërhyj në politikën e brendshme gjermane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago