POLITIKE

Serwer ironizon me thirrjen që sot Vuçiq ia bëri grupit rus Wagner

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer ka ironizuar me thirrjen që sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ia bëri grupit rus Wagner.

Vuçiq kërkoi nga grupi rus “Wagner” që të mos rekrutojë serbë për luftën në Ukrainë.

Ndaj kësaj, ka reaguar Serwer përmes një cicërime në Twitter, duke thënë se”Dikush në Uashington do të marrë kredit për këtë duke pretenduar se Vuçiq po i kthehet Perëndimit”.

Ndryshe, këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, kishte shprehur sesi grupi rus “Wagner” po rekruton serbë për të luftuar në Ukrainë në krahun e forcave pushtuese ruse. Këto shqetësime Chollet i ka shfaqur më 12 janar, gjatë vizitës në Beograd.

Pas kësaj, Beogradi “ka reflektuar” në këtë drejtim, së paku në mënyrë deklarative.

Vuçiq kritikoi faqet e internetit të Rusisë dhe grupet e mediave sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat grupi Wagner thërret vullnetarët që t’i bashkohen radhëve të tij.

Reuters ka shkruar se vullnetarët serbë morën pjesë në luftime së bashku me forcat pro-ruse në Ukrainë në 2014 dhe 2015. Askush nuk ka një ide të qartë të numrave të saktë në çdo kohë, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014, thonë vëzhguesit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago