POLITIKE

Serwer: Kosova s’duhet t’ia hap derën Rusisë në dialog, derisa ajo të bëjë këtë gjë për Kosovën

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin John Hopkins, Daniel Serwer, ka folur për mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dërgojnë një emisar presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk sheh ndonjë dëm, nëse SHBA bën këtë gjë, meqenëse Bashkimi Evropian dhe palët në dialog mirëpresin praninë amerikane.

Por, sipas Serwer, në dialog nuk duhet të përfshihet Rusia, derisa të jetë gati të mirëpresë Kosovën në OKB

“Unë nuk shoh ndonjë dëm në SHBA që të dërgojë dikë, duke supozuar se BE, Serbia dhe Kosova mirëpresin praninë amerikane. Megjithatë, nuk do të doja të shihja derën e hapur ndaj Moskës derisa Rusia të jetë gati të mirëpresë Kosovën në OKB. Normalizimi duhet të përfshijë anëtarësimin në OKB”, ka thënë analisti amerikan.

Përfshirje më direkte të SHBA-së në procesin e dialogut ka kërkuar ditë më parë edhe David Phillips, drejtor në Institutin e Paqes në Universitetin e Columbias në New York.

Ai ka thënë se një emisar presidencial do të plotësonte emisarin evropian, Lajçak, në përpjekjet e tij për gjetjen e një zgjidhjeje mes të dyja vendeve.

Emisari special i BE-së për dialogun Lajçak paralajmëroi se takimi i ardhshëm në nivelin e shefave të delegacioneve kryesore të Prishtinës edhe Beogradit do të mbahet në fillim të shtatorit.

“Sot pata biseda të ndara me zëvendës-kryeministrin, Besnik Bislimi dhe drejtorin e zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë, Petar Petkoviq për përgatitjen e takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut në nivelin e shefave te delegacioneve” ka shkruar Lajçak në një postim në Twitter.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago