POLITIKE

Seselj çartet e gjithë politikanëve e aktivistëve serbë tradhtarë ju tha, përveç Vucic: Kandic mori medalje nga ‘siptari’

Kryetari i radikalëve serb Vojislav Seselj i njohur për ultra nacionalizmin ende vazhdon me të tijën duke mohuar krime – edhe ato që i nxiti vet – e luftën e shkaktuar nga Serbia në shekullin e kaluar. Ai gjeti sot të shaj e bërtasë në televizion se gjithë skena politike serbe pas Slobodan Milosevic janë tradhtarë. Ai shau edhe politikanët serbë të kohës së komunizmit dhe ata të mbretërisë serbe para këtyre që pranuan të formohej Jugosllavia. Presidentin serb Aleksandar Vucic nuk e përmendi, që dikur e kishte aparatçik në parti.

Përplasja ndodhi në emisionin e mëngjesit të televizionit serb Tv Happy ku moderatori Milomir Maric u zu me Seselj.

“Jam hakmarrës kur bëhet fjalë për tradhtarët e popullit serb siç janë Zoran Djindjic e Borsi Tadic. Kurrë nuk mundem të jua falë. Kurrë s’do t’ia falë Tadicit që dorëzoi Radovan Karadzic, Ratko Mladic Hagës” tha Seselj.

Radikali serb i hyri përrallave që zoti paska dënuar një ish ministër të ish presidentit serb Kostunica që paska dorëzuar një ish ushtar serb të akuzuar për krime. Ai ministër serb kishte pësuar aksident trafiku nga i cili mbeti i paralizuar.

Këtu reagoi gazetari Maric radikalit serb duke u munduar ta ndalë.

“Mos ashtu, është e shëmtuar…Ti i cili ke mëkatuar aq shumë nuk mund të flasësh kështu. Aq shumë jetë njerëzish ke shkatërruar. Gjithçka që ke thënë për ta” i tha Maric.

“Cilët ? Këta Nenad Canak, Cedomir Jovanovic, Zoran Ostojic, Jelenu Milic e të tjerët? Ata e kanë merituar pasi janë tradhtarë. Unë jam ai që ju kam thënë tradhtarë” tha Seselj dhe pyeti se çfarë të mire ka bërë Natasa Kandic për popullin serb.

Maric i tha se ajo ka përpiluar listën e viktimave serbe në Kosovë, por Seselj vazhdoi me ofendime e opinion të tilla se ajo ka shpikur akuza të rrejshme

Seselj tha se sipas tij kushdo që thotë se ka pasur gjenocid në Srebrenicë nga serbet meriton dënim të tmerrshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

2 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

4 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

16 orë ago