Boban Tomovski, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili njihet për afërsinë e tij me Sedat Pekerin është arrestuar ne aeroporin “Sabiha Gökçen” në Stamboll.
Në vazhdën e operacioneve kundër udhëheqësit të organizatës kriminale Peker, po arrestohen bashkëpunetorët e tij, shkruan TRT Haber, transmeton Klankosova.tv.
Tomovski, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në kontrabandë droge, është arrestuar ndërsa po përpiqej të shkonte në Egjipt.
Emri i Sedat Pekerit u bë i njohur për publikun kur Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut kishte arrestuar nëntë zyrtarë policorë, të cilët dyshohej se kishin pajisur me pasaporta false pjesëtarët e një grupi kriminal, të përfshirë në kontrabandë me drogë dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Peker sipas raportimeve të mediave turke akuzohet për një mori veprash penale në Turqi siç janë vrasja e trafiku i drogës.
Sedat Peker, një biznesmen turk që trazoi gjithë Turqinë me videot të cilat po i publikon kundër pushtetit turk është në kërkim nga shteti por vendndodhja e tij nuk dihet akoma.
Ai dyshohet se ndodhet në Dubai ndërsa ishte në Kosovë gjatë vitit 2019 dhe ai ka një leje qëndrimi të përkohshme deri më 29 dhjetor 2021.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…