Shaip Kamberi, ndihmesa e dhënë për Luginën tregon përkujdesje dhe përkrahje

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi pasi ka njoftuar se sot është përmbyllur procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në adresë të komunës që ai drejton, ka falënderuar shtetin kosovar për këtë ndihmës.

Kamberi tutje ka thënë se është një hap i madh.

“Hap i madh para. Realizim konkret.

Vendimi i marrë javën e kaluar nga Qeveria Kurti u bë realitet.

Standardi i ri i transferimit të drejtpërdrejtë në llogarinë e komunës është risia dhe fenomeni.

Shuma prej 200 mijë eurove është poashtu standard i ri i vendosur nga kjo Qeveri dhe nga Kryeminstri Kurti”, ka thënë Kamberi.

Përfshirja e Luginës me 500 mijë euro ndihmë sipas Kamberit  është përkujdesje dhe përkrahje, për cka ai ka falënderuar Kosovën dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.