POLITIKE

Shkëlzen Gashi për projektin e Përparim Ramës: Për herë të parë Prishtina ka program

Publicisti Shkëlzen Gashi e ka vlerësuar programin e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, si programin e parë të publikuar që nga paslufta.

Gashi në Rubikon të Klan Kosovës tha se deri tani partitë politike edhe në zgjedhje lokale edhe në ato nacionale kanë publikuar ide dhe projekte, por jo programe qeverisës.

”Kur e kam lexuar programin, që është programin i parë më duket i publikuar prej krejt kandidatëve për kryetar të kryeqytetit, duhet të them që jam fasionuar për të mirë. Për herë të parë Prishtina për 22 vite paslufte më në fund ka program. Një kandidat i një partie politike për kryetar të kryeqytetit na del me program, deri tash nuk kemi pasur program dhe jo vetëm për kryeqytet, por nuk kemi pasur program asnjëherë prej partive politike as në nivel nacional, duke e përjashtuar Partinë Reformiste Ora në vitin 2007, e cila ka pasur përpjekje e jashtëzakonshme për të na ofruar program”.

”Qytetarët duhet ta dinë se është tjetër send me pas ide, tjetër send me pas projekte, krejt tjetër send me pas program, siç e ka prezantuar zotëri Rama, domethënë ai po mendon big dhe për këtë nuk kuptohet nga qytetarët, të cilët kanë probleme themelore sikur uji, kur u prezanton njerëzve kësi programi këta nuk mund ta perceptojnë se kanë problem me ujë, Prishtina 8 vjet pas qeverisjes se Vetëvendosjes ka problem me ujë 24 orë, me mbeturina, me trotuare, me transport publik që nuk është funksional, ka problem me parkingje, me qentë endacak”, tha Gashi.

I pyetur nga gazetari Kelmendi se përse po i referohet qeverisjes së Shpend Ahmetit si qeveri e Lëvizjes Vetëvendosje, Gashi tha kjo ngaqë pa mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti nuk do të ishte bërë kryetar.

”Qeverisje e Vetëvendosjes, sepse kryetari i Vetëvendosjes dhe kryeministri aktual e ka mbështetur për kryetar në vitin 2013 dhe në vitin 2017 dhe pa mbështetjen e tij e cila ka qenë kruciale nuk do të ishte bërë kryetar i Prishtinës dhe Vetëvendosja dhe kryeministri i Kosovës mbajnë përgjegjësi për këtë qeverisje 8 vjeçare”, tha Gashi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

9 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago