POLITIKE

Sharlatani Erdogan: Rënia e lirës turke është “vullnet i Allahut”, duroni!

Lira turke shënoi sot një tjetër rënie historike, ndërsa Banka Qendrore, në përpjekje për ta frenuar atë, hodhi në treg sasi të mëdha valutore, për të tretën herë në dhjetë ditë. Konkretisht nga 13.93 kundrejt dollarit, lira u rikuperua në 13.81 për të arritur së shpejti sërish në 13.95.

Në të njëjtën kohë, çmimet e produkteve po rriten shumë. Dhe në mes të gjithë kësaj, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se rënia është për shkak të vullnetit të Allahut, duke cituar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

“Ne si myslimanë e shohim këtë botë si një sprovë. Zoti ynë në Kuran ka thënë se do t’ju vë në provë me pak uri, me privim nga malli, nga jeta nga produktet. Jepni lajmin e gëzueshëm atyre që janë të durueshëm. Këtë e përkufizon ai”, deklaroi presidenti turk.

Ndërkohë, tregtarët tërheqin produktet nga raftet për t’i shitur më vonë me një çmim më të lartë. Nga ana e tyre, konsumatorët janë të kufizuar në blerjen e gjërave thelbësore. Zyrtarisht, inflacioni në Turqi është në nivelin 21.31%, por në praktikë vlerësohet se po i afrohet 60% në një kohë kur lira ka humbur afër 40% të vlerës që nga shtatori.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Lufta me Iranin, Izraeli ekzekuton shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në…

8 orë ago

Trump vuri veton në planin izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit? Ja çfarë thotë Netanyahu

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për…

8 orë ago

Trump ia ndaloi Izraelit vrasjen e udhëheqësit iranian Khamenei

Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian…

12 orë ago

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte gati të shpërthente lufta, unë e ndala

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte…

15 orë ago

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…

17 orë ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i heqim lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…

20 orë ago