Sharon Stone ka një falënderim për Shqipërinë

Aktorja e famshme hollivudiane, , ka vlerësuar veprimin e Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali, për të ndihmuar në krizën shëndetësore atje për shkak të koronavirusit.

Në një postim në Instagram Story, shoqëruar me një foto të viteve 1990, ku anijet me emigrantë shqiptarë niseshin për në Itali, Stone shkruan: “30 vite më parë, Italia vendosi t’i ndihmonte. Sot, Shqipëria dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri, me gjithë zemër!”.

Pavarësisht numrit modest të stafit mjekësor, vendimi i Shqipërisë u përshëndet gjerësisht nga politika, media dhe populli italian.